Ja kur u bë raportimi i parë “live” në Shqipëri, Alma Demiraj flet për karrierën shumë vjeçare si gazetare e Top Channel

13/02/2022 22:25

Tek “Ëndërrtjerrësit”, gazetarët kujtuan sonte raportimet e para në ekranin e Top Channel, shoqëruar me emocionet dhe frikën përballë risive që kjo medie solli në Shqipëri.

Gazetarja Alma Demiraj kujton se si Top Channel solli lidhjet e para direkte. Ajo po ndiqte në protestë në kryeqytet, kur doli për herë të parë ‘live’ në edicionin informativ.

Lidhja e parë direkte u bë në Top Channel. Edicioni kishte një ritëm, që edhe sot kur e kujtoj, emocionohem.

Isha duke ndjekur një protestë nga Bathorja, ku banorët kishin ndërtuar pa leje, por nuk kishte asnjë infrastrukturë, as kanalizime asgjë. Kur nisi përleshja me policinë, kryeradaktori Mentor Kikia më tha që duhet të bëjmë lidhje ‘live’. Më pyeti a mund ta bëja dhe nëse kaloja dot kordonin e policisë. Atëherë duhet të vinte furgoni për të bërë lidhje, ndërkohë që na fluturonin gurët mbi kokë”.

Një tjetër moment i vështirë në punën e saj si gazetare ka qenë raportimi nga Gërdeci, pas shpërthimit tragjik:

“Ishte një moment kur po largoheshin të gjithë, u boshatis autostrada. Por ne ishim të parët me lajmin. Kryeredaktori Bledar Zaganjori më njofton që të ngjiteshim në një kodër dhe të instalonim kamerën, sepse pritej të shpërthenin impiantet e gazit, që ishin shumë afër. Duhet të ngjiteshim në kodër, të instalonim kamerën dhe të shpëtonim kokën”.

Alma Demiraj kujton një rast të 17 viteve më parë, kur raportoi një abuzim me tezën e konkursit të juridikut.

Në shtator të vitit 2005, Top Channel zbuloi shitjen e tezës së konkursit për pranimet në Fakultetin e Drejtësisë. Pas denoncimit ekskluziv, konkursi u anulua dhe u organizua në kushte më të sigurta”.

Moderatorja Ori Nebiaj kujton se pasi zhvilloi provimin, mësoi se çdo gjë u hodh poshtë dhe duhet të zhvillonte një konkurs tjetër nga e para.

E kujtoj si tani. Pasi mbaruam mbledhjen, unë do të merresha me juridikun, si do të shkonte konkursi. Më thotë një miku im që dikush do të më takojë. Më tha që teza është shitur, por nuk duhet t’ia tregoja askujt kush ma dha. Vendimin e merrnim bashkë. I thamë Mentor Kikisë që unë kam tezën. Më pyeti kush ma dha dhe nuk mundesha, as sot e kësaj dite nuk e kam treguar”, tha Demiraj.

Menjëherë pas kronikës doli vendimi që konkursi do të organizohej nga e para.

FOTO GALERI
7/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA