Pesë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Durrës për vepra të ndryshme penale.
Dy persona bashkëpunuan për të vjedhur një lokal në Durrës, ndërsa janë autorë dhe të vjedhjeve të tjera.
Nga veprimet hetimore të kryera E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç janë autorë të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K; Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D.
Gjithashtu u arrestua K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e F. S.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Top Channel