Shtëpia sonte ka përjetuar një kthim pas në kohë.

 

Finalistët kanë kërkuar të darkojnë me miqtë e tyre që kanë qenë njëkohësisht edhe ish-banorë të shtëpisë.

Dagz, Sabiani, Paloma, Arditi dhe ‘’Big Mama’’ kanë surprizuar miqtë  e tyre për të përjetuar të gjithë së bashku një mbrëmje ndryshe.

Siç ishte lajmëruar Beatrix ka refuzuar në minutë të fundit për të qenë e pranishme në këtë eveniment.

Një batutë e bërë mes Donaldit dhe Ermalit duket se ka mërzitur këngëtaren.

Darka e sotme pritet të rihapë shumë diskutime dhe të pushtojë shtëpinë me energji pozitive.

 

 

Top Channel