Mbrëmjen e djeshme banorët kanë kërkuar të darkojnë me miqtë e tyre që kanë qenë njëkohësisht edhe ish-banorë të shtëpisë siç ishin:Dagz, Sabiani, Paloma, Arditi,Big Mama dhe Beatrix ku kjo e fundit mungoi për shkak të një situate që u krijua një natë më herët nga aktori, Ermal Mamaqi i cili në një diskutim me Donaldin dhe banorët e tjerë përmendi Bora Zemanin dhe gjithashtu këngëtaren.

Kjo gjë u diskutua edhe mbas Prime-t të djeshëm ku Einxhel në një bisedë me Beniadën dhe Donaldin, tha se asaj do ti ngelë pishman që nuk erdhi dhe ajo të darkojë bashkë me banorët e tjerë.

Këta do të dalin jashtë dhe do të sqarohen dhe asaj do ti ngelë pishman që nuk ka ardhur”,tha moderatorja.

Top Channel