Darka e mbrëmshmë në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’ ka qenë shumë e veçantë.

Për të vizituar banorët erdhën disa nga miqtë e tyre por njëkohësisht edhe personazhe shumë të dashur për publikun siç ishin: Ermal Mamaqi,Agron Llakaj,Xhemi Shehu,Flor Gjini,Salsano Rrapi,etj.

Salsano në një bisedë me Beniadën,i thotë asaj se nga të gjithë banorët strategji për lojën ka pasur vetëm ajo.

“Ndryshe nga gjithë këta të tjerët strategji ke pasur vetëm ti,nuk krijove kurrë konflikte të forta vetëm të lehta”, i tha Salsano.

“Në jetë nuk më pëlqejnë konfliktet dhe nuk kam qejf të përfshihem”,u shpreh Beniada.

Top Channel