Shtëpinë sot e kanë vizituar disa personazhe shumë të dashur për publikun.

Njëkohësisht ata ishin edhe miqtë e banorëve, të cilët i risollën atyre pozitivitet dhe motivim.

Teksa janë çmallur ata nuk kanë hezituar edhe të bisedojnë dhe konsultohen me njëri-tjetrin.

‘’Unë të kam ndjekur me shumë vëmendje. Duhet ta marrin vesh të gjithë se unë ty sot të përqafova pas shumë e shumë vitesh pasi ti nuk i ke qejf përqafimet. Dhe ne që të njohim e kemi kuptuar menjëherë shkëndijën mes teje dhe Dagz. Ti ishe e ftohtë ama e lije të të kapte dorën, e lije të të përkëdhelte, të të qëndronte afër’’,- tha Flori Gjini për Einxhel.

Einxhel mundi që pas kaq shumë kohësh të takonte mikun e saj, takim për të cilin nuk i fshehu dot as lotët.

Top Channel