Gjashtë patinatorë bien në ujë nga thyerja e akullit në liqenin në Kaliforni, një vdes (fotot)

09/02/2022 18:34

Një ditë zbavitjeje dimërore u kthye në tragjedi kur një grup patinatorësh ranë në ujë nga thyerja e akullit në vendin e njohur panoramik të liqenit Tahoe në Kaliforni, një prej të cilëve humbi jetën.

Tetë amatorë ishin duke patinuar mbi akull para se të ndodhte incidenti të shtunën që shkoi, sipas sherifit të Sierra County. Dy prej tyre arritën të shmangnin rënien në ujin e ftohtë dhe ndihmuan të tjerët të ktheheshin në tokë.

Për fat të keq grupi nuk arriti të gjente një prej shokëve të tyre që u kërkua më pas nga grupe të shumta emergjence që erdhën në vendngjarje.

Zhytës profesionistë kërkuan në rezervuar por viktima u gjet vetëm një ditë më vonë. Trupi i tij u rekuperuar nga rreth 12 metra thellësi në ujë e akull, dhe u identifikua më vonë si 72-vjeçari William Smallfield, raprotonte rrjeti vendas Reno-Gazette Journal.

Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shembjen e akullit, por zjarrfikësat thanë se rezervuari ka kushte unike dhe rrymat e forta nën akull mund të kenë sjellë zbutjen e tij.

Ata shtojnë se akulli i rezervuarit mund të krijohen në disa shtresa të përziera me ujë, në masen e pastabilizuar ne krahasim me akullin e një liqeni natyral.
Dje zyrtarët ndaluan aktivitetin e patinazhit në vendndodhje.

“Moti këtu ka ulje-ngritje të shpeshta, pa krijuar siguri në akullin e liqeneve apo rezervuareve. Megjithë temperaturat e ulëta të natës, nuk duhet qëndruar mbi akull”, tha kreu vendas i zjarrfikësve Adam Mayberry.

FOTO GALERI
4/6
Për fat të keq grupi nuk arriti të gjente një prej shokëve të tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA