Tragjedi në Argjentinë/ Autobusi përplaset me një makinë dhe bie në lumë, 9 të vdekur dhe 29 të plagosur 26/10 22:55
Katër shtetas shqiptarë janë arratisur nga rajoni i policisë në Hania të Kretës.
Sipas medieve lokale, këta shtetas janë të dënuar për vepra të rënda penale. Mësohet se ata vuanin dënimin për trafik droge, vrasje, organizatë kriminale. Po ashtu është arratisur një shtetas pakistanez, i dënuar për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.
Ata ishin dërguar në ishullin e Kretës dhe pritej të çoheshin këtë të hënë paradite në burgun e Ajias në Hania, por në rrethana ende të paditura mundën të largohen nga rajoni i policisë.
Menjëherë autoritet kanë nisur një operacion kërkimi, por deri tani nuk është bërë e mundur të ndalohet ndonjëri prej tyre.
Top Channel