Shqiptari shënon dhe i jep fitoren Clermont kundër Nice

06/02/2022 17:24

Elbasan Rashani ka shënuar në sfidën mes Nice dhe Clermont e cila po luhet në kuadër të javës së 23-të të Ligue 1 duke i dhënë fitoren skuadrës me të cilën luan.

Ai shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 77-të duke i dhënë edhe fitoren skuadrës së tij Clermont.

Rashani luan si anësor i majtë  për klubin e Clermontit, që pasi nënshkroi kontratën më 16 korrik 2021.

I lindur në Suedi, ai përfaqësoi Norvegjinë në nivel ndërkombëtar të të rinjve përpara se të zgjidhte të luante për Kombëtaren e Kosovës.

Top Channel