Rama tenton të largohet nga emisioni, Rudina Xhunga rrëfen në “Ëndërrtjetërrësit” si e përballoi situatën e vështirë

06/02/2022 21:35

Rudina Xhunga është e ftuara e radhës në natën e tretë në “Ëndërrtjerrësit”.

Qëkur u bë pjesë e Top Channel ajo prezantoi emisionin Shqip duke u përballur me të ftuar dhe situata nga më të ndryshmet.

Këtë mbrëmje u transmetuan pamje të kryeministrit Edi Rama në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës ndërsa ishte i ftuar në emisionin Shqip.

Rama u përfshi në një debat të ashpër me të ftuarin tjetër,  Fatos Lubonjën dhe vendosi të ikte nga emisioni.

Kjo ishte një prej përballjeve më të vështira për Rudina Xhungën.

“Isha vajza e parë më vend që bënte një emision politik në RTSH dhe vij në Top Channel bëj Shqip. Shumë e vështirë, edhe tani emocionohem. Unë po i thoja të lutem ulu dhe vjen një moment që i thash ik po deshe, në atë moment. Më pas të nesërmen Rama pikturoi si djall Lubonjën. Ky ka qenë një moment jo i lehtë. Nuk më lodhi politika. Në kohën që isha, Topi ishte Tirana, ishte gjithçka“, tha Xhunga.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA