Kryebashkiaku i Rotterdam refuzon të konfirmojë çmontimin e urës historike për superjahtin e miliarderit Bezos (fotot)

05/02/2022 20:21

Pas zemëratës publike, kryebashkiaku i Rotterdam ka refuzuar sot të konfirmojnë prerjen e një ure historike të qytetit për të lejuar të kalojë në lumë jahti i ri $400 milionësh i manjatit amerikan Jeff Bezos.

Raportimet kësaj jave thonin se qyteti kishte pranuar çmontimin e urës Koningshaven, çka shkaktoi zemeratë të gjerë publike në vend.

Në disa faqe të Facebook, vendasit propozonin të qëllonin masivisht jahtin me vezë teksa kalonte përmes urës së ndërtuar në vitin 1927 – e cila bllokon daljen e anijes së re në det të hapur.

Sot zëdhënësja e kryebashkiakut Ahmed Aboutaleb tha se megjithse është kërkuar leja e çmontimit të përkohshëm të urës nga kantieri ndërtues, asjë vendim nuk është marrë apo dhënë për çështjen.

Zëdhënësja e qytetit të Rotterdam tha se raportimet për çmontimin e urës për të lejuar kalimin e barkës së pronarit të Amazon ishin të rreme.

Ata shtonin se nëse Bezos kërkon një favor, qyteti do ta marrë në konsideratë.

Raportimet e mëhershme thonin se jahti 60 metra i gjatë dhe me tre direkë i pronarit të Amazon duhet të kalonte përmes urës historike dhe fatura do të paguhej nga Bezos.

Superbarka është ende në ndërtim në impjantet Oceano në perëndim të Holandës.

Ndërkohë disa mijëra banorë kishin shprehur interes në një event në rrjetet sociale ku propozohet sulmi me vezë ndaj jahtit teksa kalonte përmes urës historike.

Tre direkët e mega-jahtit llogaritet se janë më të lartë se 45 metra që lejon aktualisht kalimi nën urë.

Pas rinovimit të fundit të urës në 2017, këshilli lokal u zotua se nuk do të çmontohej më kurrë.

Ura në ngjyrë të gjelbër ka dy kulla të larta të lidhura me një tjetër urë.

Ajo ishte dëmtuar rëndë në vitin 1940 gjatë bombardimit të Rotterdam, dhe tashmë eshtë një monument i mbrojtur i qytetit.

FOTO GALERI
2/6
Ura historike Koningshaven në Roterdam mund të lejojë vetem kalimin e mjeteve 45 metra të larta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA