Kandidati i së majtës socialdemokrate Raphael Glucksmann fiton bindshëm primaret, siguron mbi 66% të votave për garën presidenciale në Francë

11/10/2026 19:23

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se 66% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve paraprake.

Sipas organizatorëve, në votim morën pjesë 120,787 votues. Kreu i partisë Place Publique arriti të fitojë me një diferencë të konsiderueshme ndaj rivalëve të tij, duke lënë pas kreun e Partisë Socialiste, Olivier Faure, i cili mori 14% të votave.

Ndërkohë, tre kandidatët e tjerë, Ségolène Royal, Jérôme Goetz dhe Emmanuel Morel, morën secili më pak se 10% të votave.
Rezultati i jep Glucksmannit mbështetjen e shumicës së votuesve që morën pjesë në procesin paraprak të përzgjedhjes së kandidatit të së majtës socialdemokrate për garën presidenciale franceze.

Top Channel