Durrës/ Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Ohri”, i vjen në ndihmë rreth 1300 banorëve

05/02/2022 16:32

Bashkia e Durrësit ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës “Ohri” në lagjen 15 të këtij qyteti.

Në një shënim në Facebook, kryetarja Emiriana Sako, thekson se ky investim i rëndësishëm për qytetin, erdhi si përgjigje e kërkesës së qytetarëve.

Në takime me banorët e kësaj zone duke bashkëbiseduar për investimet e rëndësishme që janë kryer deri tani dhe të tjera punë që do të bëhen në këtë lagje”, shkruan Sako.

Rikonstruksioni i rrugës “Ohri” 800 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë, përfshin sistemin e kanalizimeve, shtrimin me asfalt, trotuaret dhe ndriçimin.

Ajo thekson se rehabilitimi i këtij segmenti lehtëson qarkullimin dhe i shërben rreth 1300 banorëve të kësaj zone.

 

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA