Kamerat trupore tregojnë 10 policë që qëllojnë për vdekje burrin me prerëse kartoni në autostradën e SHBA (video)

04/02/2022 20:52

Pamje të renda kamerave trupore të policisë së SHBA të publikuara së fundmi, tregonin situatën tragjike të konfrontimit me një burrë që mbante një prerëse kartonash në dorë, në një autostradë të Tennessy, para se dhjetë policët prezentë ta qëllonin për vdekje.

37 vjeçari Landon Eastep u vra nga oficerët gjatë negocjatave afro 20-minutëshe për ta bindur të hidhte objektin, tha policia.

Në pamjet e publikuara tregohen momentet e fundit të Eastep, i cili nuk u vë veshin lutjeve të oficerëve dhe më pas nxjerr nga xhepi një objekt dhe ua drejton atyre.

Një polic rrugor i Tennessee kishte gjetur Eastep të ulur në autostradë pasditen e të premtes që shkoi.

Eastep kishte nxjerrë më pas prerësen e vogël nga xhepi , teksa oficeri dhe të tjera përforcime tentuan ta qetësonin.

Por Eastep nuk iu bind sugjerimeve të policisë dhe ne momentet finale nxorri një tjetër objekt më të madh nga xhepi që nuk ishte armë zjarri, thanë autoritetet.

Burri u qëllua tragjikisht për vdekje, në incidentin që po hetohet nga dega e FBI në Tennessee.

FOTO GALERI
4/5
Eastep kishte nxjerrë më pas prerësen e vogël nga xhepi , teksa oficeri dhe të tjera përforcime tentuan ta qetësonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA