Gjendja e Milan para derbit me Inter/ Hapa përpara për Tomori, po Ibra?

02/02/2022 14:47

Këtë të premte në orën 18:00 Milan do të ndeshet në transfertë me Inter, në atë që konsiderohet takimi më i rëndësishëm i raundit të 24 të Seria A.

“Kuqezinjtë” e Italisë renditen të tretët me 49 pikë, ndërsa kanë një ndeshje më shumë se Inter i vendit të parë që deri më tni ka grumbulluar 53 pikë.

E ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga kjo sfidë, Tomori është rikthyer sot në stërvitje dhe duket se ka bërë hapa përpara, për të qenë i gatshëm për derbin e shumëpritur.

Teksa për Ibrahimoviç duket se situata nuk është e njëjtë, ylli i “Djallit” vijon të bëjë stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Top Channel