Blegtoria në vështirësi/ Seman, blegtorët duan ulje çmimesh për karburantet dhe subvencione

02/02/2022 15:21

Blegtorët e sektorit Seman në njësinë administrative të Topojes në Fier thonë se këtë vit janë rritur shpenzimet për ushqimin e bagëtive.

Reduktimi i kullotave nga njëra anë por edhe çmimet e shtrenjta për të siguruar vetë bazën ushqimore për blegtorinë duke nisur nga karburantet dhe inputet bujqësore po vështirësojnë punën e tyre.

Nëse do të llogarisim koston e shpenzimeve me fitimin blegtorët janë shprehur se nuk ja vlen pasi çmimet janë tepër të larta dhe fitimi nga blegtoria nga mishi e qumështi është tepër i ulët.

Blegtorët e Semanit kërkojnë subvencione më të larta dhe uljen e çmimit të plehrave kimike, karburanteve dhe të punimit të tokës.

Top Channel