Akuzohet për përdhunim, dhunë dhe kërcënim me vrasje, Greenwood lirohet me kusht

02/02/2022 12:31

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është liruar me kusht pasi u arrestua me dyshimin se kishte përdhunuar dhe kërcënuar me vrasje një grua.

20-vjeçari u arrestua gjithashtu me dyshimin për sulm të dielën pas akuzave që u bënë publike në rrjetet sociale.

Manchester United më parë tha se sulmuesi nuk do të kthehej në stërvitje apo ndeshje deri në një njoftim të dytë, duke e pezulluar atë deri në përfundim të hetimit.

Policia e Manchesterit tha se Greenwood u arrestua pasi “u njoftuan për imazhet dhe videot që po qarkullonin në rrjetet sociale dhe që ishin postuar nga një grua që bënte me dije se ishte dhunuar.”

Gjyqtarët kishin vendosur për ta mbajtur atë në paraburgim deri të mërkurën, por sot Greenwood u liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Top Channel