Ilir Shaqiri ka rrëfyer historinë e dashurisë së tij të parë para banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në moshën 16-vjeçare ai kishte njohur një vajzë më të madhe se ai në moshë gjatë një tuneu për në Ankara.
“Po shikoja tek ajo vajzë oksigjen. Unë 16 vjeç e gjysmë, ajo ishte katër vite më e madhe. Zgjati tre ditë turneu me autobus. Në fillim u ula me një shok, pastaj ndërrova karriget derisa shkova tek ajo. Në një nga këto ditët më puthi ajo. Unë ngel si pemë aty, se isha shumë i ndrojtur, ishte gjë e bukur. Vijon udhëtimi, nuk kishim as hotele asgjë, kryenim nevojat tona jashtë e futeshim në autobus derisa të mbërrinim në destinacion, derisa të shkonim në Ankara. Pasi mbërrijmë, një natë të bukur gjendemi në dhomë dhe ajo po lante rrobat dhe këmisha e natës ishte e lagur. Unë u afrova dhe ndodhi ajo që ndodhi, me aq sa dinim”, tha Iliri.
Kujtojmë se tashmë Iliri është i martuar dhe me bashkëshorten kanë një vajzë të quajtur Emily.
Top Channel