Mesazhi i fshehur pas kravatave të Lajçak- Escobar/ Çfarë tregoi gjuha e trupit në takimin me Osmanin

31/01/2022 19:39

Ngjyra e njëjtë e kravatës së të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nuk mund të jetë e rastësishme në takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të hënë.

Ngjyra vjollcë e kravatave tregon që personi përballë mund të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme.

Kjo do të thotë se Lajçak dhe Escobar i treguan presidentes kosovare se ata kanë ardhur të hapur për të hedhur një hap pozitiv në dialogun mes dy shteteve.

Jo vetëm mesazhi i fshehur pas kravatave, por edhe mënyra e qëndrimit të tyre tregoi shumë. Qëndrimi i shkujdesur i të dyve, nga mënyra e mbajtjes së këmbëve dhe duarve tregon miqësi, çiltërsi dhe gatishmëri.

Ndërsa këto detaje nuk u panë të njëjta nga ana e Osmanit. Mbajtja e krahëve të mbledhura tregoi ankth dhe siklet nga ana e presidentes, e cila në disa momente mbante njërën dorë tek tjetra duke ‘rrëfyer’ për ekspertët e gjuhës së trupit jo rehati.

Gjithashtu mënyrës së mbajtjes së trupit iu shtua edhe veshja e ngjyrat që kishte përzgjedhur në këtë takim të rëndësishëm për Kosovën.

Ngjyra e verdhë e përzgjedhur nga ana e presidentes tregon paqëndrueshmëri, por nuk e dimë nëse ky ishte mesazhi që ka dashur të përcjellë.

Ndërsa në një takim zyrtar si ai i sotmi ishte e papërshtatshme, pasi tregon jo formalitet, si një ndër ngjyrat më të ndezura që nuk këshillohen në takime zyrtare.

Edhe zyrtarët që shoqëronin Lajçak, Escobar dhe Osmanin kishin një qëndrim sinkron me ta, duke mos krijuar rrëmujë gjatë përcjelljes së mesazheve.

Nuk dihet ende nëse mesazhet e dy diplomatëve do të jenë të njëjta nesër gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA