Moderatorja e RTK-së, Egzona Rafuna, banorja e fundit që la shtëpinë e Big Brother VIP këtë të premte u shpreh se Donaldi dhe Beatrixa ishin dy personat më të afërt të saj gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ajo u shpreh se Donaldi ka qenë keq dhe i sëmurë, prandaj është afruar me të.

 “Unë e kam parë të nevojshme të afrohesha kur Triksa ishte keq. Edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa kam njerzillëkun. Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. Më ka ardhur keq që Triksa po m’i thotë ato gjëra. Mendova për familjen time, se unë shoqërinë, familjen dhe karrierën i kam të shenjta.

Unë si natyrë kështu jam edhe jashtë, kur e shikoj që është më i dobët emocionalisht, ishin situata që Donaldi rrinte vetëm vetë, unë preferoj të jem tek personat që preferojnë të kenë dikë afër. Donaldi ka qenë sëmurë, kjo është pjesa e bërjes së tostit, tha Egzona.

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA