“Detajet do të bëjnë diferencën”/ Laçi para ndeshjes me Poloninë: Do ta ndërroja golin tim në Europian me një që na dërgon në Botëror
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamje nga punimet në Ekopark në Durrës ku duket se janë ngritur dhe fushat e sportit.
Kryeministri shkruan se kjo hapësirë e cila më parë ishte e mbushur me plehra po kthehet në një atraksion turistik që do t’i dedikohet plotësisht fëmijëve e prindërve për të shijuar Durrësin.
“A ju kujtohet fusha danteske e plehrave të Durrësit, e cila u bë faqja e zezë e Shqipërisë nëpër mediat e botës? Së shpejti aty ku digjeshin plehrat nën dritën e diellit e hënës dhe dergjeshin kope derrash e dosash mes tymrash e zjarresh, do të dynden prindër e fëmijë, vajza e djem, për të shijuar Ekoparkun e Durrësit me atraksionet e tij”, tha Rama.
Ekoparku do të ketë jo vetëm pedonalen, por do të ofrojë edhe një sërë shërbimesh për të gjithë grupmoshat, nga fushat e sportit tek ambientet shplodhëse.
Top Channel