Ushtria ka konfirmuar autenticitetin e klipit video ku tregohet rrëzimi i gjuajtësit F-35C, pas dështimit të uljes në aeroplanmbajtëse.
Marina amerikane konfirmoi vërtetësinë e pamjeve në një deklaratë për rrjetin CNN.
F-35C shihet fillimisht duke iu afruar luftanijes ‘Carl Vinson’ në videon e regjistruar nga bordi i aeroplanmbajtëses. Më pas dëgjohet zhurma e një përplasjeje të fortë dhe një tym i bardhë që ngrihet, para se pamja të ndërpritet.
Someone has now leaked video of the accident for F-35C Lightning II of #USNavy‘s VFA-147 Argonauts a few days ago. Due to pilot’s mistake, the aircraft landed early on USS Carl Vinson (CVN-70) Aircraft Carrier and slipped into sea with severed landing gears! https://t.co/UXPObZR8P3 pic.twitter.com/bZhf88Wq50
— Babak Taghvaee – Μπάπακ Τακβαίε – بابک تقوایی (@BabakTaghvaee) January 28, 2022
Më tej pamjet e avionit të rrëzuar të mbetur në sipërfaqen e ujit janë marrë në disa foto të cilat gjithashtu janë publikuar në mënyrë të paautorizuar në internet.
“Video dhe fotot e publikuara nga mediat janë marrë nga bordi i aeroplambajtëses USS ‘Carl Vinson’… gjatë aksidentit,” tha komandanti Hayley Sims.
Ai shtoi se hetimet ende vijojnë së bashku me përpjekjet për rekuperimin e rrënojës, që tashmë duket se është në fundin e Detit të Kinës Jugore.
Mediat thonë se Uashingtoni po nxiton për rekuperimin e avionit $100 milionësh nga frika se mund të arrihet i pari nga Pekini.
Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha se Pekini“nuk është i interesuar për avionin,” dhe nxiti Uashingtonin “të bëjë gjëra që ndihmojnë paqen rajonale dhe jo të tregojë muskujt”.
Top Channel