Rusia publikon pamjet e manovrave të frikshme në Detin Barents mbi Skandinavi (VIDEO)

27/01/2022 17:51

Luftanije nga flota veriore e Rusisë përshkonin sot oqeanin Arktik për manovra stërvitore njoftonin shefat ushtarakë, si pjesë e një serie manovrash të shumëfishta detare mes tensioneve në rritje me Perëndimin.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se në misionin në detin Barents ishin përfshirë raketa-lëshuesja Marshal Ustinov, frigata Admiral Kasatonov, luftanja gjigante anti-nëndetëse Admiral Kulakov, dhe një numër mjetesh detare mbështëse.

Grupe sulmuese praktikuan sigurimin e linjave detare të zonës ekonomike ruse në rajon në raste krize, thuhej në deklaratë.

Ndërkohë të tjera manovra ushtarake po kryen në Mesdhe, si nga Rusia ashtu dhe nga NATO.

Moska thotë se aktualisht ka nxjerrë në operacione 140 luftanije dhe mjete mbështetëse, më shumë se 60 avionë gjuajtës dhe rreth 10,000 ushtarakë deti.

NATO dhe partnerët kanë njoftuar se për pak ditë nisin manovrat e tyre ushtarake në Arktikun evropian me Grupin amerikan të aeroplambajtëses 8.

Rusia ka gjithashtu si objektiv shtimin e përdorimit të Rrugës Arktike në formë tregtare duke njoftuar se deri në vitin 2024 kërkon që përmes saj të kalojnë 80 milionë ton mallra në vit.

FOTO GALERI
1/3
Luftanije nga flota veriore e Rusisë përshkonin sot oqeanin Arktik për manovra stërvitore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA