Lagje e re për Durrësin/ 85 ndërtime në Spitallë për të strehuar 996 familje që humbën shtëpinë nga tërmeti

27/01/2022 19:41

Kjo është lagjja e re e qytetit të Durrësit.

85 objekte do të ngrihen në zonën e Spitallës në Durrës, ku gjithsej do të strehohen 996 familje të cilëve tërmeti shembi shtëpinë. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, thotë se prioriteti i bashkisë është procesi i rindërtimit, për këtë arsye 15 objektet e para të lagjes së re në Spitalle pritet të përfundojnë në muajin tetor.

Në lagjen e re do të ketë shkolla, çerdhe si dhe hapësirë të gjelbër, Sako thekson se kjo do të jetë një lagje model.

“Ka filluar puna për ndërtimin e 15 objekteve të cilët në 156 apartamente parashikojmë që në këtë zonë punimet do të shkojnë drejt përfundimit deri në muajin tetor në mënyrë që të bëjmë të mundur akomodimin e familjeve të para. Kjo nuk do të jetë vetëm një zonë e re strehimi me apartamente kjo do të jetë një lagje e re model zhvillimi do të jetë një lagje që do të ketë shumë shërbime të tjera si: qendra shëndetësore, infrastrukture parqe si dhe ambiente mësimore në mënyrë që çdo shërbim banorët e zonës t’i kenë këtu”, tha Sako.

Ndërkohë që në Spitallë punimet pritet të përfundojnë në vjeshtë, nga ana tjetër në zonën e Manzës apartamentet janë pothuajse gati të mirëpresin familjet durrsake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA