Digjen vagonë trenash në protestën dramatike të vendeve të punës në Indi (fotot)

27/01/2022 19:55

Turma të zemëruara kanë djegur vagonët e trenëve pas përleshjeve me policinë ne proteste për vende pune në lindje të Indisë.

Krahina Bihar ka qenë mes tensioneve që prej javës që shkoi pas pretendimeve se konkurimet për vende pune ne hekurudha manipulohen nga zyrtarët vendas.

Protestat në masë të vogël nisën prej të hënës por ato janë përhapur gjerësisht dhe turmat kanë goditur trenat me gurë, kanë bllokuar stacionet dhe kanë djegur kukulla të kryeministrit Modi.

Dhjetra njerëz janë arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata, në Bihar dhe rajonin fqinjë Uttar Pradesh.
Policia është kritikuar për dorën e ashpër ndaj protestuesve teksa është raportuar për bastisje të shtëpive të të dyshuarve.

“Të rinjtë kanë të drejtë të flasin për papunësinë,” tha deputeti opozitar Prianka Gandhi në një koment ku dënonte sulmet.
Papunësia është një plagë e vjetër e ekonomisë së Indisë teksa shifrat aktualisht janë më të lartat që prej viteve 1970.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA