Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka paralajmëruar se ushtria e vendit të tij do të tërheqë të gjithë efektivin e saj nga NATO-ja në rast ndezjeje të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.

I pyetur gjatë vizitës së tij në një fabrikë në Zagreb se cili do të ishte roli i Kroacisë nëse do të shpërthente një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, Milanoviç tha se Kroacia nuk do të marrë pjesë në luftë.

“Nuk ka asnjë fajtor real në këtë situatë, por është shumë e qartë se kush do të dëmtohet. Për këtë arsye, Kroacia dhe ushtria kroate nuk do të marrin pjesë në një luftë të tillë”, tha ai.

Duke përmendur “kërkesën e NATO-s për përforcime ushtarake kroate shtesë në rajon Presidenti Milanoviç tha.

“Unë jam komandanti i përgjithshëm i ushtrisë kroate. Në rast se ndizet konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë, ne do të tërheqim të gjithë anëtarët e ushtrisë kroate. Unë nuk dua që ushtria kroate të jetë në rajon”, shtoi ai.

Pasi theksoi se ky vendim nuk ka të bëjë aspak me Ukrainën apo Rusinë, kreu i shtetit kroat sqaroi se pozicionimi i tyre varet tërësisht nga dinamika e administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe e politikë së brendshme amerikane.

 “Ukraina nuk po arrin të shënojë progres ekonomik, ajo është bërë një prej vendeve më të pazhvilluara”, u shpreh Milanoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA