Tanke të rëndë dhe avionë të zhurmshëm luftarakë jehonin sot mes New Delhi në paradën madhore ushtarake të Ditës së Republikës në Indi.
Eventi i 26 janarit shënon miratimin e Kushtetutës së Indisë, me akrobaci në motoçikleta, parada ushtarësh në gamilje dhe muzikë nga banda e ushtrisë.
Batalionet e ushtrisë e policisë marshuan me elegancë në bulevard, para kryeministrit Narendra Modi, por pa të ftuarit e zakonshëm nga bota, prej përballjes që vijon me pandeminë.
Edhe masa e spektatorëve të paradës ishte kufizuar në 4,000, ndërsa figurat e rëndësishme ishin ulur në distancë nga njëri-tjetri.
Në paradën e sotme kishte akrobaci në motoçikleta dhe kërcimtarë tradicionalë, në kuadër të historisë dhe diversitetit kulturor të vendit.
India po i afrohet përvjetorit të 75 që prej fundit të sundimit kolonial britanik prandaj parada kishte disa shfaqje nga eventet e përpjekjes së gjatë të vendit për pavarësi.
Kryeministri Modi i bëri homazh të rënëve për pavarësi, megjithë zemërimin e shkatuar disa ditë më parë kur shoi “Flakën e Përjetshme” të të rënëve në kryeqytet.
Top Channel