Biden: SHBA mund të sanksionojë personalisht Putinin, nëse Rusia pushton Ukrainën

26/01/2022 10:01

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se do të konsideronte sanksione personale ndaj Vladimir Putin nëse Rusia pushton Ukrainën.

Biden tha se do të kishte “pasoja të mëdha” për botën nëse Rusia bën një lëvizje ndaj kombit, i cili ndodhet në kufirin e saj jugperëndimor.

“Do të kishte pasoja të mëdha nëse Presidenti rus Vladimir Putin do të hynte dhe do të pushtonte,Ukrainën, dhe do të ishte po ka keq për Rusinë, jo vetëm për sa i përket pasojave ekonomike dhe pasojave politike, por do të kishte pasoja të mëdha në mbarë botën. Kjo do të ishte – nëse ai do të hynte me të gjitha ato forca – do të ishte pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të ndryshonte botën.”, tha Biden.

Komentet e tij erdhën pasi udhëheqës të tjerë perëndimorë përsëritën paralajmërimet se Rusia do të paguante një çmim të rëndë në rast pushtimi.
Rusia ka akuzuar SHBA-në dhe të tjerët për “përshkallëzimin e tensioneve” mbi këtë çështje dhe mohon planifikimin për të hyrë në Ukrainë.

Megjithatë, Moska ka vendosur rreth 100,000 ushtarë pranë kufirit. Kremlini ka thënë se e sheh aleancën ushtarake perëndimore NATO-n si një kërcënim sigurie dhe po kërkon garanci ligjore që nuk do të shtojë anëtarë të rinj më në lindje, duke përfshirë Ukrainën fqinje.

Top Channel