Qytetari Fabio Sheshi ankohet se në datën 8 janar 2022 gjobitet me 1 milionë lekë të vjetra dhe heqje të lejes së qarkullimit nga Policia Rrugore, për shkak së ngjyra e mjetit të tij rezulton në sistemin e policisë rrugore ngjyrë e bardhë, ndërkohë që mjeti aktualisht është me dy ngjyra: e bardhë dhe e zezë.
Fabio ka blerë makinë me ngjyrë gri dhe ka bërë të gjitha letrat tek DPSHTRR, nëpërmjet e-albania, për ndryshimin e ngjyrës. Ai ka marrë miratimin nga Tranporti Rrugor në Berat në datën 27 tetor 2021, ndërkohë gabimisht kjo drejtori rajonale ia shënoi në leje qarkullimi vetëm me ngjyrë të bardhë. Fabio tregon se është interesuar pranë Policisë Rrugore në Tiranë ku i kanë shpjeguar që faji është i DPSHTRR- së Berat që nuk e kanë pasqyruar siç duhet në lejen e qarkullimit.
Qytetari i drejtohet Komisariatit Rrugor Tiranë, ku i sqarohet se problemi qëndron në DPSHTRR të cilët nuk kanë rifreskuar sistemet me të gjitha ndryshimet në lejen e re të qarkullimit rrugor.
Pas interesimit të Fiks Fare, reagoi Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor , ku Zoti Astrit Nasufi drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve ( DRM) na sqaroi se gabimi është bërë nga moskoordinimi i dy sistemeve dhe informacioni është përcjellë i mangët. Sipas tyre, menjëherë sapo u vunë në dijeni, kontaktuan me policinë rrugore duke plotësuar këtë mangësi dhe me mirëkuptim të dyanshëm për revokimin e kësaj gjobe. DPSHTRR do jetë në ndjekje të këtij rasti me qëllim që të marri konfirmimin që duhet. Pyetjes se nëse ligjërisht mund të revokohet kjo gjobë, zoti Nasufi u përgjigj që është brenda afatatit kohorë të 10 ditëve.
Më pas denoncuesi Fabio Shehi falenderon Fiks Fare për zgjidhjen e problemit , se në të kundërt do të kishte paguar gjobën prej 1 milion lekësh. Ai tregon se gjobën ia kishin hequr dhe i kishin rikthyer lejen e qarkullimit.
Qytetari – Si jeni? Kam marrë një gjobë në datën 8 dhe më kanë hequr lejen e qarkullimit. Gjoba është 1 milion lekë.
Punonjësja – Për ndryshimin e karakteristikave të mjetit?
Qytetari – Po, mund ta bëni verifikimin ju. BmëAA315VP
Punonjësja – Ngjyrë e bardhë?
Qytetari – Po ngjyrë e bardhë. Fotot e makinës, fotot e inspektimit fizik se atje shkoj unë që të ndryshoj lejen.
Punonjësja – Dhe ata duhet të bëjnë keto ndryshime në sistem, nuk i bëjmë ne. Ne zbatojmë.
Qytetari – Se makina ka qenë gri.Po pra i kanë bërë.
Punonjësja – Po nuk i kanë bërë more djalë.
Qytetari – Dmth, ju thoni që e kanë fajin ata?
Punonjësja – Po normalisht, normalisht ti veprimet atje i bën, nuk i bën tek policia.
Qytetari – Po
Punonjësja – Policia është për gjobëvënie, nuk është për ndryshime. Ajo aty nuk është në sistem.
Qytetari – Atë e di unë që nuk është në sistem, por ky është aplikimi që kamë marrë miratimin.
Punonjësja – Jam shumë dakort me ty. Ti ke bërë një aplikim çdo gjë në rregull. Ke marrë miratimin nëpërmjet e-albania, ke shkuar dhe ke bërë ndryshimet pastaj.
Qytetari – Po.
Punonjësja – Ato bëjnë axhiornimin e sistemit, ky qytetar ka ardhur ka bërë ndyshim e ngjyrës.
Qytetari – Po tani çfarë duhet të bëj unë?
Punonjësja – Duhet të interesohesh ti tani për këtë pjesë, se të kanë bërë një kleçkë ato, që të ka penalizuar ty në këtë lloj faze.
Top Channel