Një F35 amerikan u rrëzua në kuvertën e aeroplanmbajtëses USS Carl Vinson në Detin e Kinës Jugore, duke plagosur shtatë personi. Piloti arriti të hidhej në kohë me katapultë, por edhe ai u plagos ndonëse gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.
Lëndime morën edhe 6 vetë në kuvertë. Shkaku i asaj që nga autoritetet amerikane u përshkrua si “fatkeqësi gjatë fluturimit” është nën hetim. Një zëdhënës i Flotës së 7-të të Marinës së SHBA në Japoni, Mark Langford, tha se dëmet e luftanijes ishin minimale dhe ajo ka rinisur funksionimin si normalisht.
Kjo është përplasja e parë e një F35-se, varianti i marinës amerikane i avionit luftarak stealth me një motor, i projektuar për operacione jashtë aeroplanmbajtësve.
Një ditë më parë, Kina dërgoi në zonë 39 avionë luftarakë, duke rritur sërish tensionet me Tajvanin.
Forcat ajrore të Tajvanit thanë se ngritën në qiell avionët e tyre për të gjurmuar avionët kinezë. Avionët e Kinës po ashtu u detektuan edhe në radarë, tha Ministria. Dërgimi i avionëve kinezë drejt Tajvanit vjen pasi ushtria amerikane tha se dy grupe të saja të luftanijeve po lundronin të dielën në Detin Jugor të Kinës.
SHBA-ja tha se luftanijet USS Carl Vinson dhe USS Abraham Lincoln u angazhuan në operacione për sulme nga nëndetëset dhe ato ajrore si dhe ishin në gatishmëri.
Top Channel