Në vendin tonë numërohen 160 dedektivë privatë, që operojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Kjo që kam në dorë është pajisje e teknologjisë së fundit kundra përgjimit, që e gjejmë në zyrën e dedektivit Ndue Pjetra. Një pyetje që shtrohet është, se për çfarë i kërkojnë shqiptarët më tepër shërbimet e dedektivëve?

Ndue Pjetra: Përveç zbulimit të tradhtive bashkëshortët kryesisht kërkojnë të  zbulojnë skemat e mashtrimit, apo stimulimet që bëjnë kryesisht bashkëshortet, për t’i nxjerrë ata nga shtëpia, apo për të marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Rasti i fundit, është ai i një italianeje në Kavajë, që kishte prerë veten me mjet prerës dhe pretendonte se dëmet ia kishte shkaktuar bashkëshorti shqiptar. 

Në sajë të punës së dedektivit, paraqitjes së provave në prokurori, u bë e mundur zbulimi i skemës. Pra siç kuptohet, sajojnë dhunë familjare, që të arrijnë synimet e tyre. Një shqetësim janë mashtrimet me Call Center. Ka denoncime, vjedhje në shuma të mëdha të shtetasve të huaj. Po trajtojmë rreth 40 denoncime nga shtetas nga Italia, Gjermania dhe pak nga Austria. Pajisjet janë pjesë thelbësore e punës sonë.

Kjo pajisje është e teknologjisë së fundit, bllokon përgjimet që bëhen rëndom zyrave dhe më pas keqpërdoren.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA