Shtohen zogjtë në Shqipëri! Ndalimi i gjuetisë ka rikthyer tufat e shpendëve
22/01/2022 15:14
Në 33 ligata në të gjithë vendin është duke u zhvilluar censusi kombëtar i shpendëve ujore, një inventarizim i përvitshëm që zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës.
Nga rezultatet e deritanishme vihet re se në vendin tonë ka më shumë shpendë në zonat e ngrohta dhe më pak në zonat e ftohta si juglindja.
Në shtimin e shpendëve ka ndikuar edhe ndalimi i gjuetisë. Për herë të parë janë vërejtur disa lloje të cilat nuk emigronin në vendin tonë prej shumë vitesh.
Qëllimi i censusit kombëtar të shpendëve është inventarizimi i këtyre popullatave ndërkohë që nga viti në vit është vënë re se numri dhe llojet e shpendëve shtohen.
Top Channel