Qytetarët hyjnë në shtëpitë e reja në Manzë/ Sako: Do t’i shkojmë angazhimit deri në fund

22/01/2022 12:02

Disa familje që mbetën pas shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Manzë, kanë hyrë tashmë në banesat e reja, të ndërtuara nga Projekti i Rindërtimit.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ishte në disa nga banesat e reja, ndërsa premtoi se angazhimi për të strehuar çdo qytetar që ka tërmeti shkatërrimtar i la pa shtëpi do të vazhdojë deri në fund.

Në këtë njësi familjet e Lulzim Hoxha, Gentian Hoxha, Pellumb Farruku, Shpëtim Farruku, Fatmir Karai, Sabri Karai, sapo hynë në shtëpitë e reja më të bukura, më të sigurta dhe me kushte më të mira se ato që kishin më parë.

Jam shumë e lumtur për këto familje që u bënë me shtëpi të re, por rindërtimi vazhdon për t’i shkuar deri në fund angazhimit për t’i strehuar të gjitha familjet e dëmtuara”, shkruan Sako, në një njoftim në rrjetin social “Facebook”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel