Spektakli i kësaj të premteje nisi me bisedën mes Arbrit dhe Beatrixës gjatë ditëve të fundit të shtëpisë, ku ai i tha se është më e rrezikuara që të dalë nga Big Brother VIP.

Triksa i tha se përballja më e vështirë është ajo që e pret jashtë dhe jo kjo brenda, duke nënkuptuar gjithë komentet për lidhjen me Donaldin.

Treshja e krijuar, Bora-Donald-Beatrix u komentua nga të gjithë, pas puthjes së Borës me Donaldin dhe më pas lidhja e krijuar mes tij dhe këngëtares.

“Vëllai i Madh”, dënoi Arbrin duke i hequr imunitetin që fitoi nga Kutia e Pandorës dhe hequr të drejtën për të nominuar sonte.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel