Më shumë se 200 njerëz të vdekur në sulmin ajror saudit ndaj burgut në Jemen (fotot)

21/01/2022 17:29

Spitalet ishin të mbushura sot me të plagosur në Saada pas sulmeve ajrore që rrafshuan ndërtesat në zemër të territorit të rebelëve jemenitë Houthi.

Më shumë se 200 njerëz besohet se janë të vdekur ose të plagosur pas një sulmi ajror ndaj një burgu në Jemen dhe të paktën tre fëmijë u vranë në një tjeter bombardim në vend, teksa konflikti i vjetër rajonal pësoi një përshkallëzim dramatik.

Rebelët Houthi publikonin pamje të rënda video me trupa të shtrirë përtokë pas sulmit ndaj burgut që rrafshoi ndërtesat në qendrën veriore Saada.

Më tej në jug, në portin Hodeida, sulmi i koalicionit të Arabisë Saudite la disa fëmijë të vdekur, teksa ishin goditur impjante komunikimi aty pranë, tha grupi monitorues Save the Children. Ndërkohë në Jemen është ndërprerë interneti në të gjithë vendin.

“Fëmijët tragjikë ishin duke luajtur në një fushë futbolli aty pranë kur goditën raketat”, tha organizata Save the Children.

Sulmet vijnë pesë ditë pasi rebelët Houthi kryen një sulm me dron dhe raketa drejt Abu Dhabi ku sipas raportimeve kishte viktima.

Emiratet e Bashkaura Arabe, të cilat janë pjesë e koalicionit saudit që kufton kundër rebelëve të mbështetur nga Irani, kërcënuan me kundërpërgjigje.

Basheer Omar, zëdhënësi i Kryqit të Kuq në Jemen, tha për rrjetin AFP: “Ka më shumë se 100 të vrarë e të plagosur … numrat janë në rritje.”

Ahmed Mahat, kreu i misionit të Doktorëve pa Kufij në Jemen, tha: “Ka shumë trupa ende në skenën e sulmit mizor ajror të Emirateve, shumë njerëz të humbur”.

Emiratet e Bashkuara janë pjesë e koalicionit saudit që lufton rebelët prej vitit 2015, në një konflikt të rëndë që ka zhvendosur miliona njerëz dhe ka lënë vendin e varfëruar në krizë urie.

Koalicioni ka marrë përsipër sulmin në portin e rëndësishëm të Hodeida, por ende nuk është prononcuar për sulmin shkatërrimtar në Saada.

Agjencitë shtetërore të lajmeve në Arabinë Saudite thanë se koalicioni kishte kryer  “sulme preçisioni për shkatërrimin e kapaciteteve të militantëve Houthi në Hodeida”.

Lufta civile e rajonale e Jemenit ka qene nje masaker per miliona njerez të cilën OKB e quan “katastrofa humanitare më e rëndë në botë.”

OKB thotë se 377,000 njerez janë vrarë në të deri në fund të 2021, si drejtpërdrejt ashtu dhe indirekt nga uria e sëmundjet.

FOTO GALERI
1/5
Rebelët Houthi publikonin pamje të rënda video me trupa të shtrirë përtokë pas sulmit ndaj burgut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA