KQZ njeh Bashën në PD, Celibashi: Zgjedhjet do kushtojnë 180 milionë lekë

21/01/2022 15:02

Me 6 mars votuesit e gjashtë Bashkive do i drejtohen kutive te votimit dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur punën për përgatitjen e procesit.

Celibashi: Në total janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi. Janë rreth 180 milion lekë kosto e zgjedhjeve.

Teknologjia  do te jetë sfidë e zgjedhjeve të pjesshme.

Celibashi: Po punojmë që të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve ne te 6 bashkite.  Në konsultim me partitë do vendosim në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në  Bashkine Vorë.

Kjo garë e parakohshme do jete test për partinë më të madhe të opozitës e cila është ndarë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Të dy grupimet kanë konfirmuar pjesmarrjen ne zgjedhje.

Pyetje: Zoti Celibashi ke njihni  ju për kryetar të  PD zyrtarisht?

Celibashi: Duhet ta kem sjelljen korrekte, institucionale. Partia që kërkon të regjistrohet duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët. Kështu që nuk është një çështje e komisionit është një çështje e përcaktuar mirë nga ligji.  

Në mungesë të logos dhe vulës Sali Berisha ka nisur negociatat me aleatët e PD-së për tu regjistruar si koalicion në zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA