Arrestohet prifti në Greqi, abuzoi seksualisht me 15 vjeçaren. Të miturës gati i binte të fikët kur e shihte

21/01/2022 11:00

Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. 

Prifti, baba i tre fëmijëve, shërbente në një kishë në Kato Patisia, ku dyshohet se ka përdhunuar të miturën nga fundi i vitit 2019 deri në mesin e vitit 2020, kur vajza ishte 15 vjeçe.

Vajza 17-vjeçare arriti deri në atë pikë sa gati i binte të fikët nga frika kur shihte priftin dhe u detyrua t’i tregonte prindërve me lot në sy se cfarë kishte përjetuar vitet e fundit.

Pasi morën rrëfimin, prindërit kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici.

Pasditen e djeshme, pas një urdhër-arresti, 37-vjeçari u arrestua për përdhunim, marrëdhënie seksuale me të mitur, abuzim me fëmijë dhe pornografi me fëmijë në mënyrë të vazhdueshme.

Top Channel