Analisti Andi Bushati i ftuar këtë enjte në emisionin “Open” në Top Channel tha se zgjedhjet e pjesshme nuk do të jenë test final për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Eni Vasili: A do të jetë test final për Berishën dhe Bashën zgjedhjet?

Andi Bushati: Një gjë është e sigurt, sido që të dali në shtëpi nuk do të shkojë kush. Do të jetë një test se kush është shumicë në PD. Mua më duket absurd se në çdo zgjedhje duhet menduar se si të tronditet regjimi. Ç’na duhet ne se sa përqind është Berisha apo Basha. Për egon tonë mund të jetë e rëndësishme, për betejën e Shqipërisë jo.

Eni Vasili: Kush rrezikon më shumë?

Andi Bushati: Ai që nuk do të pranojë bashkëpunim më të gjerë opozitar. Unë di ta lexoj aksionin politik, por besoj se Meta-Berisha-LSI janë bashkë.

Eni Vasili: Fati i Berishës dhe Bashës mund të vendoset më 6 mars?

Andi Bushati: Jo.

Eni Vasili: Nëse Berisha humbet në Shkodër?

Andi Bushati: Nëse Berisha humb në Shkodër ata do të thonë e shihni ç’bëri bashkëpunimi Basha-Rama?! Goditje të madhe  do të hanë në publik.

Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar janë ato të Shkodrës, Vorës, Durrës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Lushnjës.

Aktualisht, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra drejtohen nga kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur. Ndërsa Voltana Ademi në Shkodër vijon të mbajë mandatin përtej afateve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA