Në Tonga ka arritur aeroplani i parë me ndihma, përfshirë ujin dhe furnizime tjera tejet të nevojshme për këtë ishull të Paqësorit.
Zelanda e Re ka thënë se aeroplani i saj ushtarak ka ateruar në aeroportin kryesor të Tongas, pasi punëtorët kanë hequr hirin nga pista.
Tashmë janë nisur edhe aeroplanë e anije tjera me ndihma nga Zelanda e Re dhe Australia.
Shpërthimi i vullkanit të shtunën, i përcjellë nga një cunami, ka mbuluar ishullin me hi, duke rrezikuar shëndetin e banorëve.
Hiri dhe uji i detit kanë kontaminuar furnizimet me ujë.
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe komunikimet kanë qenë të bllokuara për disa ditë, duke e lënë këtë vend pa kontakt me botën.
Si autoritetet australiane, ashtu edhe ato të Zelandës së Re, kanë konfirmuar se furnizimet do të dërgohen pa kontakt, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë ishull, i cili ka raportuar vetëm një rast me koronavirus gjatë gjithë pandemisë.
Top Channel