E papritur/ “Banori inteligjent” çon një person në nominim: Monika, Arjola apo Beniada?
20/01/2022 10:35
Banori inteligjent i shtëpisë së Big Brother është zgjedhur Einxhel. Ajo është vënë para një zgjedhje të papritur.
Banorët kanë votuar në kategorinë surprizë për emrat e banorëve që rrezikojnë të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Emrat janë Monika, Arbri, Arjola, Einxhel, Beniada dhe Beatrix. Duke qenë se Arbri është imun dhe Einxhel dhe Beatrix janë pjesë e një televotimi, Einxhel duhet të zgjidhte mes Monikës, Arjolës dhe Beniadës.
Ajo zgjodhi që Monika të dalë në nominim për javën e ardhshme, ndërsa pritet për tu parë se me cilët banorë do të shkojë në televotim.
Top Channel