“Nuk dua të dëgjoj asnjë koment”/ Einxhel e përlotur pas eleminimit të Dagz
19/01/2022 10:29
Spektakli i djeshëm për të parën herë kishte rezervuar dy eleminime.
Xheisara dhe Dagz ishin banorët që ndërprenë përfundimisht lojën në shtëpinë më të famshme.
Largimi i Arbrit la tepër dhimbje dhe nervozizëm tek partnerja e tij Einxhel.
E përlotur ajo ka nisur të përgatisë valixhet e Dagz, duke mos mundur të mbledhë dot veten.
Në inat e sipër për ngjarjen e ndodhur Einxhel ka shpërthyer edhe ndaj Monikës.
“Të lutem, nuk dua të dëgjoj asgjë. Nuk dua asnjë koment”,- tha ajo.
Banorët u përpoqën ta ngushëllonin dhe t’i shprehnin se në një lojë të tillë eleminimet janë të pashmangshme.
Top Channel