Në një bisedë me Beniadën, Xheisara u shpreh se si e krijon marrëdhënien me njerëzit dhe tregoi kë ka më afër brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo përmendi emrin e Beniadës ndërsa për Beatrix tha që thjesht ka një marrëdhënie të mirë, por asgjë më shumë.

Xheisara: Unë të besoj me ty e flas si me nënën time dhe ti ta përdorësh këtë. Ky është fundi fare. E kam shumë të shenjtë nëse të fus në shtëpi dhe unë hy në shtëpinë tënde, dmth nëse ke komunikim me mamin e babin tim dhe unë me të tutë. Edhe nëse më bën dicka, nuk kundërpërgjigjem. Nuk i kam bërë kurrë askujt keq, e kam lënë thjesht të iki. E kam më të vështirë sesa me Trixën që kam një marrëdhënie e kaq, kurse ty të konsideroj më të afërt. Kjo është ajo që tregon.

Beniada:  Normale që i ngel qejfi ndokujt.

Xheisara: Nuk është se të ngel qejfi por zhgënjehesh. Unë fal shumë.

Beniada: Edhe kur i vendos vizën dikujt, prap e mendoj si është, a është mirë. Dhe po më ka bërë keq është një pjesë e zemrës time që thotë shpresoj të mos ketë bërë keq.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel