I riu shpëton nga kulti hebre që donte ta martonte me kushërirën 12-vjeçare (fotot)

18/01/2022 18:14

Mendy Levy tregon për mediat amerikane se kur ishte 15 vjeç nuk kishte pasur kurrë top basketbolli, arinj pellushi, celular apo televizion.

Kjo sepse ai kishte lindur në sektin radikal hebre Lev Tahor ku duhet të mos kishte besim te të huajt dhe as te shërbimet sociale, pasi sipas tyre ato donin të merrnin fëmjët nga familjet e tyre për t’i rritur sipas linjës së përgjithshme.

Por adoleshenti thotë se arriti kulmin në shtator 2018 kur lideri i kultit Lev Tahor, Nachman Helbrans (babai i të cilit, Shlomo Helbrans, kishte themeluar grupin), e kishte urdhëruar të martohej me kushërirën e tij të parë 12 vjeçare.

“E dija që ishte e gabuar. Pas një shërbese të premten mbrëma, Nachman na thirri për të bërë marrëveshjen,” tregon Levy, tashmë 18 vjeçar.

Fytyra e kushërirës së tij ishte e mbulur, siç është tradita për femrat në grupin Lev Tahor, të cilat duhet të mbajnë veshje të lëshuara të zeza. “Ajo po qante me zë dhe unë nuk doja ta bëja, dhe u detyruam të pranonim por jo emocionalisht. Rabini njomi një copë bukë në borsht, ma dha mua e tha, ‘Mazel tov, tani jeni të fejuar.’”

Levy (djathtas) gjate jetes ne kult

Levy thotë se nuk donte të thoshte jo. “Kisha frikë se do të bëhesha charim [i përjashtuar], kisha frikë se do mbyllnin diku e do të më rrihnin.”

Grupi  Lev Tahor është formuar në vitet 1980 me qëllim për praktikimin e fesë judaiste siç bëhej disa mijëra vjet më parë.

Nëntorin që shkoi një gjykatës federal në New York dënoi Nachman Helbrans dhe liderin tjetër Mayer Rosner me akuza trafiku minorenësh me qëllim aktivitet seksual.

Autoritetet thonë se Helbrans organizoi që mbesa e tij 13-vjeçare nga Woodridge, New York, të martohej me një 19-vjeçar dhe të kryenin marrëdhënie për t’u shumuar.

Një dëshmitar nga Brooklyn që ka ndihmuar në çlirimin e anëtarëve nga Lev Tahor thotë se grupi ka një “interpretim të shtrembëruar të xhudaizmit, sidomos për martesat e fëmijëve nën moshë”.

“Asgjë te ky kult nuk është unike apo kreative, sidomos par ardhjes së Nachman, i cili është një sociopath,” thotë burimi që kërkonte të mbetej anonim.

Levy tregon më tej se në 2014 grupi kishte probleme me autoritetet kanadeze të Quebec prandaj 300 anëtarë u detyruan të zhvendosen fshetas për në Ontario.

Pas një viti grupi i rivendos në Guatemala, ku Levy thotë se jetonin në tenda në një tokë të blerë nga kulti.

Aty jeta ishte e vështirë dhe babai i Levy vdiq nga sëmundjet në 2016 — por gjithçka ishte shumë sekrete dhe Levy nuk e di shkakun e saktë. Asnjë nga anëtarët e grupit nu kurohej në spitale. Ai tregon se kishte 10 vëllezër e motra dhe nëna e tyre nuk kujdesej dot për të gjithë.

Ai thotë se nuk e di çfarë i ndodhi kushërirës së tij por më vonë kur kishte kontaktuar, grupi Lev Tahor i tha se duhet të dërgonte $200 për të folur me të”.

Ai shton se nëntë vëllezër e motra vijojnë te jetojne me kultin në Guatemala, përveç një vëllai qe arriti të largohej.

Ai vetë jeton tashmë në Quebec, Kanada dhe planifikon të shkojë në universitet, ndoshta për psikologji. “Unë kam kaluar shumë, ndoshta mund të ndihmoj njerëz të tjerë”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/6
Mendy Levy kishte lindur në sektin radikal hebre Lev Tahor ku duhet të mos kishte besim te të huajt dhe as te shërbimet sociale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA