Vdes figura e rezistencës civile të Palestinës pas goditjes nga makina izraelite (fotot)

17/01/2022 17:36

Dhjetë ditë pasi u godit nga makina e një koloni izraelit, 70-vjeçari Suleiman al-Hathaleen, një ikonë e rezistencës civile palestineze në jug të Hebron, ka vdekur.

Në fillim të janarit ai pësoi plagë të shumta pasi u godit nga një makinë izraelite, tha minsitria palestineze e shëndetësisë.

Suleiman Al-Hathaleen u plagos rëndë dy javë më parë kur u godit teksa merrte pjesë në një protestë pranë fshatit të tij të lindjes Um Al-Khair, në jug të Hebron.

Kryebashkiaku i komunitetee palestineze të zonës Nidal Younes,  tha për rrjetin ‘The New Arab’: “Al-Hathaleen po merrte pjesë në një demonstratë në mbështetje të të burgosurit  Hisham Abu Hawash kur makina e një koloni izraelit të zonës erdhi me shpejtësi dhe e goditi teksa Al-Hathaleen tentonte të bllokonte rrugën.”

Younes shton se policia izraelite asokohe nuk e ndaloi makinën.

Grupet palestineze mbanin zi për Al-Hathaleen, i cili njihej për protestat civile kundër pushtimit izraelit, veçanërisht në zonën e Hebron.

“Kur Izraeli krijoi koloninë Karmael në tokën e familjes së tij në vitet 1980, ai u bë shumë aktiv në protestat kundër kolonive ilegale izraelite,” tha Sharabati.

“Ai ishte përballur vetëm disa herë me kolonizatorët, … i kishin shembur shtëpinë dhe e kishin arrestuar disa herë, por nuk pushoi kurrë duke grumbulluar palestinezët në zonë për të protestuar”.

Kodrat e jugut të Hebron konsiderohen nga Izraelit si  “Zona C” në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor që kontrollohet nga Izraeli, ku palestinezëve u ndalohet të ndërtojnë ndërsa kolonët izraelitë vijën duke u shtuar.

FOTO GALERI
1/3
Dhjetë ditë pasi u godit nga makina e një koloni izraelit, 70-vjeçari Suleiman al-Hathaleen, ka vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA