Policia italiane tha se ka ndaluar një skemë vaksinimesh të rreme me të cilat persona me bindje anti-vaksina merrnin dokumentin ‘green pass’ në qytetin jugor të Palermos.
Një infermiere italiane hiqej sikur u bënte injeksionin aktivistëve anti-vaksina në mënyrë që ata të merrnin “çertifikatën shëndetësore”, që kërkohet sipas rregullave të ashpra në vend për të hyrë në bare, restorante dhe transportin publik.
Hetuesit përdorën një kamera të fshehtë për të regjistruar 58-vjecaren që punon në një qendër vaksinimi në kryeqytetin e ishullit të Siçilisë.
Në pamjet e publikuara gruaja shihet që mbush shiringën dhe më pas e zbraz atë në një garzë para se të bëjë sikur e injketon në krahun e ‘pacientit’ anti-vaksinë.
Policia tha se në këtë mënyrë ajo kishte vepruar dhe me vaksinën e saj prandaj u arrestua me akuza falsifikimi dhe përvetësimi të jashtëligjshëm.
Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Itali teksa disa infermierë dhe doktorë janë ndaluar për dhënie të dozave të dyshimta të vaksinimit muajt e fundit, për të cilat njerëzit paguanin 200 deri në 400 euro.
#Digos Palermo ha arrestato un’infermiera impiegata presso il reparto malattie infettive, autrice di fittizie vaccinazioni contro il #Covid_19
È indagata per falso ideologico e peculato. Anche lei avrebbe beneficiato di una falsa vaccinazione relativa alla dose booster #15gennaio pic.twitter.com/rQnZi5Q69t— Polizia di Stato (@poliziadistato) January 15, 2022
Javës që shkoi një infermier u arrestua në Ancona për shpërndarje të vaksinave të rreme për dhjetra njerëz, të cilat ne fakt i zbrazte në koshin e plehrave.
Infermierja e arrestuar të premten në Palermo është punonjësja e dytë e këtij spitali që përfundon në burg për akuza të ngjashme.
Autoritetet thanë se infermierja po bashkëpunon me autoritetet dhe pretendon se bënte injeksionet e rreme pasi kishte nevojë për para për të birin në universitet.
Top Channel