Foto ilustruese

Një aksident është shënuar sipër urës së Dajlanit në Durrës.

Rreth orës 11:15, në lagjen nr. 13 të Durrësit, sipër urës së Dajlanit, një automjet me drejtues shtetasin A. Ll. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Mjeti i përplasur me trafikndarësen është një autoambulancë e Fierit, që për fat të mirë nuk ka pasur persona të sëmurë brenda saj.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në anën e korsisë Durrës-Plazh është bllokuar lëvizja, duke krijuar trafik të rënduar në këtë drejtim të lëvizjes, deri në momentin e mbërritjes së karrotrecit.

Grupi hetimor vazhdon të ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel