 “U rrekët të dëshmonit kush e do më shumë liderin”/ Balla-opozitës: Edhe 100 herë të kthehesha mbrapa, të njëjtin kallëzim do bëja për Berishën
																		
					
					
					
						“U rrekët të dëshmonit kush e do më shumë liderin”/ Balla-opozitës: Edhe 100 herë të kthehesha mbrapa, të njëjtin kallëzim do bëja për Berishën						Partia Demokratike është gati për tu përballur me sfidën e hapur nga Ilir Meta për zgjedhje të parakohshme në 6 bashki të vendit.
“Kemi qenë dhe jemi gati”- tha Gazment Bardhi. Para fushatës partia po spastrohet nga mbështetësit e Sali Berishës. Surprizë ishte largimi i Alfred Rushaj nga drejtimi i grupit, post të cilin këtë sesion do e mbajë Enkelejd Alibeaj njëherësh nënkryetar i partisë.
Kjo lëvizje shkakoi një efekt domino në disa pozicione të tjera përfaqësimi të PD në Parlament. Krahas funksionit të nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj mori postin e nënkryetarit të Kuvendit. Vendi i tij në Komision e Medias iu besua Flutura Açkës.
Mbledhja e Këshillit nuk ishte një hakmarrje ndaj të gjithë berishistëve në PD. Sorina Koti dhe Luçiano Boçi nuk u prekën nga postet e tyre në Kuvend. Të njëjtin fat nuk e pati Albana Vokshi e cila u shkarkua si drejtuese e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe u zëvendësua nga Grida Duma.
Edhe Oerd Bylykbashi u shkarkua nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Ligjeve duke u zëvendësuar nga deputetja Dhurata Çupi. Këshilli Kombëtar miratoi një rregullore të re e cila bën të mundur zëvendësimin e rreth 220 anëtarëve të këtij organi që mbështesin Berishën.
Top Channel