Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme thërritur nga mazhoranca ku u miratua një rezolutë me 8 pika që ndalon votimin për referendumin serb në territorin e Kosovës.

Rezoluta parashikon se është e antikushtetuese të votohet për zgjedhjet apo referendumet e një shteti tjetër, në territorin sovran të Kosovës.

Në Kuvend, kryeministri Kurti u shpreh se edhe pse kjo praktikë është lejuar në vitet e kaluara, kjo rezolutë do të jetë një mësim për gabimet e së shkuarës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku shprehu qëndrimin e tij kundër për rezolutën.

Ramush Haradinaj ishte i prerë në kërkesat e tij për institucionet e Kosovës në lidhje me referendumin.

Lista Serbe gjatë seancës e braktisi sallën. Partia opozitare PDK gjithashtu bojkotoi seancën, me kryetarin Memli Krasniqi që arsyetoi se rezoluta është e panevojshme dhe se kryeministri Kurti po shmang përgjegjësinë e vendimeve të tij.

Top Channel