Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për vepra të ndryshme penale.

Një 55-vjeçar i identifikuar inicialet B.H., banues në Belsh, u arrestua për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Edukatorja në një kopsht publik, e identifikuar me inicialet A.P., ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

Ndërsa një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet A.K., banues në Tiranë u vu në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve në DVP Elbasan u kap shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

29-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA