Zbulimi i rrallë 4.000-vjeçar, arkeologët europianë rikthehen në Irak pas disa dekadash konflikti

12/01/2022 11:57

Pasi lufta dhe kryengritja i mbajtën larg Irakut për dekada të tëra, arkeologët evropianë po kthehen me entuziazëm në kërkim të thesareve kulturore mijëravjeçare.

“Ejani dhe shikoni” tha një studiues francez i gëzuar, pasi në një gërmim në shkretëtirën e Larsas, në Irakun jugor, ekipi zbuloi një mbishkrim kuneiform 4000-vjeçar.

Mbishkrimi në sumerisht ishte gdhendur në një tullë të punuar në shekullin e 19 para Krishtit.

Bashkë me të, dhjetëra arkeologë të tjerë evropianë dhe irakianë vazhdojnë punën në zonën që kanë caktuar për të studiuar.

Ata pastruan tullat dhe hoqën dheun për të parë atë që dukej të ishte skela e një ure që mbi një kanal të Larsës, i cili ishte kryeqyteti i Mesopotamisë, në fillim të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit.

Ekipi prej 20 personash ka bërë “zbulime të mëdha”, që përfshijnë rezidencën e një sundimtari të identifikuar nga rreth 60 pllaka kuneiforme që janë transferuar në muzeun kombëtar në Bagdad, tha tha Regis Vallet, studiues në Qendrën Kombëtare të Francës për Kërkime Shkencore, që drejton misionin franko-iraken.

Vallet tha se Larsa është si një shesh lojërash arkeologjike dhe një “parajsë” për të eksploruar Mesopotaminë e lashtë, e cila priti përgjatë shekujve perandorinë e Akadit, babilonasit, Aleksandrin e Madh, të krishterët, persët dhe sundimtarët islamikë.

Megjithatë, historia moderne e Irakut i ka mbajtur larg studiuesit e huaj.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel